De Ligt çmend tifozët me një "like": Do të vijë te ne!

Futboll

De Ligt çmend tifozët me një "like": Do të vijë te ne!

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:07
Matthijs de Ligt

Mjafton pak, shumë pak për të ndezur ëndrrat e tifozëve. Mjafton një klikim i shpejtë mbi një zemër të vogël dhe e ardhmja merr konture të mrekullueshme. Sepse, në fund të fundit, të qenit tifoz është fe dhe nëse ke besim, ia vlen të jesh optimist. 

Kështu, tifozët e Manchester United janë praktikisht të sigurt tani se kampioni i Ajax-it, Matthijs de Ligt, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, do të bashkohet shumë shpejt me ekipin e Solskjaer. 

Arsyeja për këtë bindje është e thjeshtë: një like i bërë postimit të Rio Ferdinand në Instagram, në të cilin ish-mbrojtësi i "Djajve" kujtonte triumfin e 2008-ës në Champions League.  

Duke lënë mënjanë zemrat e Instagram-it, klubi anglez është hedhur në sulm për holandezin në ditët e fundit, duke kërcënuar seriozisht Barcelona-n, që dukej se ishte skuadra favorite për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit. 

Pak kohë më parë, De Ligt e ka komentuar me   këto fjalë interesimin e  të mëdhave të futbollit për të: "Nuk kam marrë akoma një vendim, për momentin mendoj vetëm për Ajax-in. Sa vlej? Besoj se do të kushtoj më pak se De Jong (75 milionë euro), mesfushorët vlejnë më shumë se mbrojtësit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat