Lamtumirë PSG, Alves në Premierligë

Futboll

Lamtumirë PSG, Alves në Premierligë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:27
Dani Alves

Dani Alves ka hedhur poshtë mundësinë për zgjatjen e kontratës me PSG-në, me shpresën e një lëvizje të mundshme në Premierligë.

Mbrojtësi brazilian duket i përgatitur për të lënë kryeqytetin francez, me kontratën që skadon në muajin e ardhshëm.

36 vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në Angli te skuadrat si Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, para se të vendoste t’i bashkohej PSG-së.

Alves ndjen se momenti për të kaluar në Premierligë ka ardhur, në të cilin vend mund edhe të përfundojë karrierën.

“Ideja që unë të përfundojë karrierën pa luajtur në Premierligë, nuk është e mundur”, ka deklaruar Alves pak muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat