Liverpool, Shaqiri pranë lamtumirës - Bota Sot
Liverpool, Shaqiri pranë lamtumirës

Futboll

Liverpool, Shaqiri pranë lamtumirës

Më: 26 maj 2019 Në ora: 11:35
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpool pas vetëm një sezoni në ‘Anfield Road’.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit duket larg Liverpool.

‘DailyStar’ bën të ditur se 27 vjeçari nuk i ka plotësuar pritshmëritë pas një fillimi të mirë të sezonit në Premierligë.

Shaqiri në vitin 2019 është përdoruar shumë pak nga trajneri Jurgen Klopp, duke fituar minuta vetëm pas mungesave të lojtarëve titullar.

Lojtari që përfaqëson Zvicrën në nivel ndërkombëtar, te Liverpool është transferuar verën e kaluar nga Stoke City, ndërsa gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Inter dhe Bayern Munich.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...