FFK në finalen e Kupës së Gjermanisë  - Bota Sot
FFK në finalen e Kupës së Gjermanisë 

Futboll

FFK në finalen e Kupës së Gjermanisë 

Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:03
FFK në finalen e Kupës së Gjermanisë 

 Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë qenë mysafirë nderi të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në finalen e Kupës së DFB-së ndërmjet RB Leipzigut dhe Bayernit të Munihut (0:3), që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në stadiumin olimpik në Berlin. Në këtë finale ishte i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe personalitete të shquara dhe ish-futbollistë të njohur gjermanë. Krerët e FFK-së u pritën nga Rainer Koch dhe Rainer Milkoreit, derisa patën edhe shumë takime të aspektit shoqëror në këtë ngjarje vërtetë madhështore dhe të veçantë. Ndërkohë, sot, krerët e FFK-së po qëndrojnë me komunitetin shqiptar në Gjermani së bashku me përfaqësuesit e FFK-së, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli, ku janë të pranishëm edhe shumë personalitete shqiptare që jetojnë e veprojnë në Diasporë, në mesin e të cilëve edhe ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...