Goli i Milot Rashicës, në garë për më të mirin e pjesës së dytë të sezonit - Bota Sot
Goli i Milot Rashicës, në garë për më të mirin e pjesës së dytë të sezonit

Futboll

Goli i Milot Rashicës, në garë për më të mirin e pjesës së dytë të sezonit

Më: 26 maj 2019 Në ora: 23:35
Milot Rashica

Edicioni 2018/2019 ishte njëri prej më të mirëve në karrierë për futbollistin nga Vushtrria, Milot Rashica, sidomos pjesa e dytë.

Ish-futbollisti i Vitesses ka arritur ta gjejë portën dhjetë herë në 35 ndeshje në Bundesliga këtë edicion.

Por, dy-golëshi i 22-vjeçarit përballë Augsburgut është vlerësuar më shumë nga klubi i Werder Bremenit.

Saktësisht, goli i tij i dytë në ndeshjen kundër Augsburg është në garë për golin më të mirë të pjesës së dytë të sezonit, te skuadra nga Bremeni.

Në linkun e mëposhtëm, Werder Bremeni ka hapur sondazhin, e ku ju mund ta votoni Rashicën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...