Cavani zbulon tmerrin: Kërkova ndihmë tek mjeku, nuk mund të flija pas humbjes nga Barca

Futboll

Cavani zbulon tmerrin: Kërkova ndihmë tek mjeku, nuk mund të flija pas humbjes nga Barca

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:21
Edinson Cavani

Edinson Cavani ka zbuluar se ai ka kërkuar ndihmë medicinale për t’u përballur me problemet e gjumit të shkaktuara nga humbja dramatike e PSG ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2016/17.

Gjigantët francezë mundën ekipin katalanas 4-0 në ndeshjen e parë, por u kolapsuan 6-1 në Camp Nou për t’u eliminuar qysh në fazën e parë të nokautit në LK.

Cavani dhe shokët e tij të skuadrës po kualifikoheshin në çerekfinale deri në minutën e fundit kur Sergi Roberto tundi rrjetën për rezultatin 6-1.

32-vjeçari tha: “Ajo lojë më preku shumë. Askush nuk imagjinonte se çfarë mund të kishte ndodhur”.

“Unë nuk isha në gjendje të fle kështu që kalova kohën duke lexuar”.

“Dhe pastaj fillova të shqetësohem sepse do të arrija në stërvitje pa bërë asnjë sy gjumë gjatë natës”.

”Mjeku më siguroi dhe më dha një ilaç që të më ndihmonte të flija. Pak pasi fituam titullin, arrita të fle pak”, zbuloi sulmuesi uruguajan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat