Xavi nis aventurën e re, emërohet trajner i kësaj skuadre

Futboll

Xavi nis aventurën e re, emërohet trajner i kësaj skuadre

Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:04
Xavi Hernandez

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka filluar një aventurë të re në jetën e tij.

Pasi i dha fund karrierës si futbollist, karrierë kjo mjaft e pasur ku shumicën e kohës kishte luajtur me skuadrën e Barcelonës, duke fituar të gjithë trofetë, spanjolli ka zgjedhur të nis një rrugë të re.

Raportimet e fundit nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Xavi Hernandez është emëruar trajner i skuadrës Al Saad.

Ishte pikërisht kjo skuadër e fundit me të cilën mesfushori spanjoll paraqitej si lojtar, para se t’i jepte fund karrierës, më herët gjatë këtij muaji.

Pasi morri drejtimin e kësaj skuadre, Xavi ka treguar se cila do të jetë filozofia që do të ndjek me skuadrën e tij.

“Filozofia ime si trajner reflekton në stilin që kemi krijuar ndër vite nën influencën e Cruyff dhe La Masia” ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ky do të jetë eksponenti kryesorë për mënryrën e lojës. Më pëlqen të shoh skuadrat të jenë inovative në fushë” ka thënë ndër të tjerash mesfushori spanjoll.

Mbetet të shihet nëse mesfushorit legjendar, karriera si trajner do t’i ecën po aq mirë sikur ajo e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat