Ilir Meta: Shqipëria, kurrë në Evropian pa futbollistët e tifozët nga Kosova - Bota Sot
Ilir Meta: Shqipëria, kurrë në Evropian pa futbollistët e tifozët nga Kosova

Futboll

Ilir Meta: Shqipëria, kurrë në Evropian pa futbollistët e tifozët nga Kosova

Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:59
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, beson se Kombëtarja kuqezi nuk do të ishte kualifikuar në Kampionatin Evropian 2016, pa ndihmën e futbollistëve dhe tifozëve nga Kosova.

Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini. Përtej politikës, ai është pyetur edhe për futbollin, në veçanti për dy Kombëtaret, atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Gazetari: Zoti President, a e keni parë përfaqësuesen e Kosovës në futboll, i keni përcjellë rezultatet e saja të fundit? Kombëtare e quaj, por po them përfaqësuesja.

Presidenti Meta: Përfaqësuesja, kombëtarja, përfaqësuesja nuk ka rëndësi.

Gazetari: Është kombëtare apo përfaqësuese? 

Presidenti Meta: Kombëtarja e Kosovës.

Gazetari: Unë nuk e di si e gjykojnë teleshikuesit por, prej meje je korrekt. Kam dilema por s’po e zgjas më.

Presidenti Meta: Atëherë, për sa i takon futbollit dua t’ju përgëzoj për atë talent të jashtëzakonshëm që ka demonstruar Kosova në këto ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe me Bullgarinë që, i kam ndjekur disa momente apo sekuenca edhe duket që perspektiva është e jashtëzakonshme por, dua të siguroj që nuk ka asnjë lloj xhelozie nga ana ime për këtë gjë përkundrazi.

Gazetari: Pyetja e dytë: do ishte më mirë një kombëtare apo dy? 

Presidenti Meta: Besoj se i qartë kam qenë, por sidoqoftë kur ne kemi mundësi t’ju përforcojmë juve mund t’i kalojmë disa futbollistë këndej në rast se ju jeni më pranë suksesit.

Gazetari: Deri tani ka ndodhur e kundërta.

Presidenti Meta: Dhe anasjelltas. Ne jemi mirënjohës për atë çështje, ne jemi mirënjohës. Pa futbollistët me origjinë nga Kosova, Shqipëria kurrë nuk do kishte shkuar në Europian, kurrë nuk do të ishte kaq e famshme. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë gjë.

Gazetari: Ministra të Kosovës keni.

Presidenti Meta: Edhe pa tifozët e Kosovës, që ka qenë një mbështetje të jashtëzakonshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...