Pochettino: Ekipi që do arrijë ta bëjë këtë gjë do triumfojë në finale

Futboll

Pochettino: Ekipi që do arrijë ta bëjë këtë gjë do triumfojë në finale

Më: 30 maj 2019 Në ora: 14:37
Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka folur para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool, e cila zhvillohet të shtunën.

‘Gjelat’ do ta zhvillojnë për herë të parë në histori një finale në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për klube.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe Pochettino, i cili thotë se ai ekip që do t’i menaxhojë emocionet do triumfojë në finale.

”Ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Ne i mposhtëm ata sezonin e kaluar, ata na kthyen. Finalja do të jetë, mbi të gjitha, beteja e emocioneve”.

”Ekipi që më së miri e di se si të menaxhojë emocionet do të fitojë. Ky është çelësi për mua, mbi taktikat, strategjitë dhe gjendjen fizike të lojtarëve. Nëse ne jemi këtu me shumë mund, sidomos për një ekip që ka kapërcyer lëndime të shumta, ndërtimin e një stadiumi të ri dhe nuk kemi transferuar këtë sezon”.

”Ndeshjet e mëhershme me Liverpool nuk llogariten, ne kurrë nuk jemi ndeshur me njëri-tjetrin në një finale si kjo. Nëse Tottenham fiton, do të jetë triumfi i ekipit”, deklaroi trajneri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat