Arsenali e ka gati transferimin e Meunier

Futboll

Arsenali e ka gati transferimin e Meunier

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:20
Thomas Meunier

Skuadra e Arsenalit është duke kërkuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Pas lëndimit të rëndë të Hector Bellerin që do të mungojë gjatë, Arsenali ka çaluar në pozitën e krahut të djathtë në mbrojtje.

Zvicerani Stephan Lichtsteiner dhe i riu anglez Maitland – Niles nuk kanë arritur të zëvendësojnë siç duhet spanjollin Bellerin.

Kësisoj Arsenali ka filluar bisedimet me Paris Saint Germain për mbrojtësin belg Thomas Meunier.

France Football ka raportuar se Meunier ka kërkuar nga klubi ta lënë të lirë të largohet pasi nuk është i lumtur në Paris.

Për ta lënë të lirë mbrojtësin belg të largohet, PSG po kërkon rreth 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat