"Rriti" Skriniar, Torreira dhe Zapata: Milani po mendon t'i japë stolin! Simone Inzaghi...

Futboll

"Rriti" Skriniar, Torreira dhe Zapata: Milani po mendon t'i japë stolin! Simone Inzaghi...

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:25
Paolo Maldini

Deri sa Paolo Maldini nuk do t'i japë një përgjigje Gazidisit, ende nuk mund të merret një vendim për pasuesin e Gennaros Gattusos. Gjithçka mbetet në "stand by".

Dy emra janë në listën e Maldinit dhe Gazidisit: Simone Inzaghi i Lazios dhe Marco Giampaolo i Milanit. Pikërisht i dyti është në krye dhe favoriti, pasi Inzaghi duhet të zgjidhë njëherë çështjen me Lotiton, duke qenë se presidenti bardhekaltër nuk ka ndër mend ta lëshojë kaq lehtësisht.

Giampaolo, që ka disa vite që po punon shumë mirë, sidomos me të rinjtë, sipas asaj që shkruan "Corriere della Sera", është i preferuar si nga Maldini, ashtu edhe Gazidis. Inzaghi mbetet në garë, por duhet të zgjidhë çështjen me Lazion: Lotito i ofron rinovim me rritje rroge, ai ka fituar kohë.

Giampaolo, sakaq, ka punuar mjaft mirë me të rinjtë. Jo më kot personazhe si Skriniar (Inter), Torreira (Arsenal) apo edhe Gaston Ramiez kanë shpërthyer falë tij. Edhe Duvan Zapata me Giampaolon shpërtheu, për të shkuar më pas te Atalanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat