Liverpoolin e konfirmon skuadrën, Shaqiri në finale të Championsit

Futboll

Liverpoolin e konfirmon skuadrën, Shaqiri në finale të Championsit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:59
Xherdan Shaqiri

Trajner i Liverpoolit, Jurgen Kloppi, e ka publikuar listën e tij prej 23 futbollistëve që do të udhëtojnë në Madrid për t’u përballur me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve në “Wanda Metropolitano”.

Siç pritej, Naby Keita mungon për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës. Megjithatë, ai besohet se do të jetë në gjendje të luajë për Guinean në Kupën e Afrikës.

Edhe pse Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, ai mund ta ketë mundësinë të ndikojë në rezultatin e ndeshjes duke u inkuadruar nga stoli pasi që është në listën e lojtarëve të ftuar për të udhëtuar në Madrid.

Skuadra e plotë e Liverpoolit:

Portierët – Alisson Becker, Caoimhin Kelleher, Simon Mignolet

Mbrojtësit – Virgil van Dijk, Dejan Lovren, Joel Matip, Andy Robertson, Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Alberto Moreno

Mesfushorët – Fabinho, Jordan Henderson, Adam Lallana, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Giorginio Wijnaldum

Sulmuesit – Roberto Firmino, Mohamed Salah, Sadio Mane, Divock Origi, Daniel Sturridge, Xherdan Shaqiri, Rhian Brewster

Pwrderisa Liverpooli udhwton sot nw Spanjw, Tottenhami e bwri kwtw udhwtim para dy ditwsh. Lajmi i mirw pwr Mauricio Pochettinon wshtw se edhe Harry Kane, edhe Harry Winks janw rikuperuar nw kohw pwr tw qenw pjesw e kwsaj skuadre.

Skuadra e plotë e Tottenhamit:

Portierët – Hugo Lloris, Michel Vorm, Paulo Gazzaniga, Alfie Whiteman

Mbrojtësit – Kieran Trippier, Danny Rose, Toby Alderweireld, Jan Vertonghen, Davinson Sanchez, Kyle Walker-Peters, Juan Foyth, Serge Aurier, Ben Davies

Mesfushorët – Harry Winks, Victor Wanyama, Eric Dier, Moussa Sissoko, Dele Alli, Christian Eriksen, George Marsh, Oliver Skipp

Sulmuesit – Heung-min Son, Harry Kane, Erik Lamela, Fernando Llorente, Lucas Moura

Pas disa ndryshimeve në rregullat e UEFA-s, edhe Kloppi e edhe Pochettino do të kenë mundësi t’i emërojnë nga 12 lojtarë në stol për këtë finale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat