Robben nuk ka ndërmend të ndalet

Futboll

Robben nuk ka ndërmend të ndalet

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:32
Robben nuk ka ndërmend të ndalet

Arjen Robben nuk ka ndërmend të ndalet. Pavarësisht lamtumirës së lajmëruar nga Bayern Munich, sulmuesi holandez nuk ka ndërmend ta ndërpresë karrierën e tij.  

Pas dhjetë vitesh të jashtëzakonshëm në Bavari, 35-vjeçari ndihet akoma në formë dhe, mbi të gjitha, ka dëshirë të mbetet në elitën e futbollit. Në një intervistë të dhënë për Voetbal International, në fakt, Robben ka dashur të saktësojë disa gjëra në lidhje me gjendjen e tij fizike dhe të ardhmen pas Bayern Munich.  

Kontrata e tij me klubin kampion të Gjermanisë do të skadojë më 30 qershor dhe Robben e shikon veten akoma në nivele të larta pas largimit nga Bayern: 

"Kam katër opsione: mund të vendos të shkoj në Amerikë ose në Japoni, të luaj për një klub të madh në Europë, ose të kthehem në Holandë". 

Në fund, holandezi ka folur edhe për gjendjen e tij fizike: "Testet atletike të zhvilluar në fillimin e sezonit kanë treguar se jam akoma një nga lojtarët më të mirë të skuadrës", ka thënë Robben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat