Llapi e ka seriozisht

Futboll

Llapi e ka seriozisht

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:47
Llapi e ka seriozisht

Ashtu si një vit më parë edhe në këtë sezon, Llapi e ka nisur me marshin e pestë merkaton. Skuadra nga Podujeva ka nisur që tani nga puna për të ndërtuar një skuadër sa më të fortë sezonin e ardhshëm që të pretendojë për të fituar titullin. Pas Blendi Memajt, skuadra llapjane ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë në këtë merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Emran Ramadani i cili vjen nga skuadra e Renovës. Lojtari i cili ka luajtur për pak kohë edhe me Partizanin zhvilloi një sezon fantastik në Maqedoni teksa në 31 ndeshje realizoi 11 gola me bardheblutë e Renovës. Por përveç afrimit të Ramadanit, Llapi ka zyrtarizuar edhe rinovimet e kontratave të 4 titullarëve. Benjamin Emini, Mentor Zhdrella, Behar Maliqi dhe Bujar Idrizi do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina edhe sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat