10 mijë paund të kursyera e bileta të rezervuara, tifozi i Liverpool ndalet nga sëmundja

Futboll

10 mijë paund të kursyera e bileta të rezervuara, tifozi i Liverpool ndalet nga sëmundja

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:50
Dave Evans

Dave Evans, një tifoz i Liverpool humbi mundësinë e jetës për të ndjekur nga afër një finale të Champions League të skuadrës së zemrës edhe pse kurseu mbi 10 mijë paund dhe rezervoi një hotel në Madrid.

Tifozi në fjalë zbuloi se vuan nga një sëmundje kanceroze, por kjo nuk e ndali atë të ndjekë “Reds” dhe kishte prenotuar një biletë për në Madrid. Gjithsesi ai u detyrua ta anulojë atë sepse duhet të ndjekë sistematikisht regjimin e kimioterapisë dhe e ka të pamundur të lëvizë.

Dave do ta ndjekë ndeshjen nga televizori në shtëpi, por një sërë legjendash të Liverpool si: Jamie Redknapp, Steve McMahon, John Aldidgre dhe Ronnie Whelan i kanë dërguar mesazhe të ngrohta këtij tifozi.

Nuk ka munguar as përshëndetja nga kapiteni James Milner dhe trajneri Jurgen Klopp, që i dërgoi një video-mesazh para se të nisej për në Madrid.

“E vetmja gjë që mund të them është se ti je me ne. Lufto fort dhe na impresiono, ashtu siç ka bërë skuadra, por kjo është më shumë se futboll, është vetë jeta. E vetmja gjë që ne jemi përpjekur të bëjmë gjatë këtij viti është të iu japin njerëzve pak shpresë, pak gëzim dhe disa momente të bukura për t’u kujtuar. Këto momente kemi ndarë së bashku në këto 3 vite e gjysmë, gjë që na ka bërë të gjithëve ne shokë. Të uroj nga thellësia e zemrës më të mirat”, thotë Klopp në mesazhin e tij për Dave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat