Strakosha me të njëjtën notë si trajneri

Futboll

Strakosha me të njëjtën notë si trajneri

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:28
Strakosha

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, është një nga lojtarët më të pëlqyer dhe të vlerësuar tek ekipi lacial. Ai pëlqehet shumë dhe nga tifozët e tij, të cilët në bazë të një vlerësimi i kanë "veshur" notën 6.8 së bashku me trajnerin Simone Inzaghi. 

Shqiptari ka para vetës vetëm Francesco Acerbin me notën 8.3, Lucas Leiva me 8.2, Correa 8.1 dhe Milinkovic-Savic 6.9. Praktikisht, portieri shqiptar është lojtari i pestë më i preferuar nga tifozeria laciale. 

Valon Berisha ka marrë notën 4.2, ndërsa Riza Durmishi 4. Të dy kanë qenë zhgënjime merkatoje në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat