“Ardhmëria” pjesë e turneut ndërkombëtar të organizuar në Gjermani - Bota Sot
“Ardhmëria” pjesë e turneut ndërkombëtar të organizuar në Gjermani

Futboll

“Ardhmëria” pjesë e turneut ndërkombëtar të organizuar në Gjermani

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:47
“Ardhmëria”

Shkollat e futbollit në Kosovë po tregojnë seriozitet të lartë në përgatitjen e talenteve të rinj edhe në arenën ndërkombëtare.

Në mesin e këtyre shkollave të futbollit është dhe “Ardhmëria” nga fshati Milloshevë, e cila në krye me Tahir Morinën dhe ndihmësit e tij Kushtrim Morina dhe Bahri Xhigoli po bëjnë një punë të pa lodhshme.

Për kundër buxhetit të vogël dhe shumë pengesave gjatë rrugëtimit të kësaj shkolle, futbollistët e kësaj shkolle gëzojnë kushte mjaftë të mira.

Disa ditë më parë kjo shkollë mori konfirmimin e pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar të organizuar në Gjermani për gjeneratat U-17.

Vlen të theksojmë se Tahir Morina është ish portieri numër një i KF KEK-ut dhe shumë skuadrave tjera, pas pensionimit nga futboll aktiv, ai mori lincensën e trajnerit.

Për disa sezone ishte pjesë edhe shtabit teknik të trajernit të mirënjohur Ismet Munishi.

Ja njoftimi i plotë i kryesisë së shkollës së futbollit ‘Ardhmëria’:

“Shkolla e futbollit Ardhmëria tani pjesë e turneut ndërkombëtar të organizuar nê Gjermani nga data 06/06/2019 – 12/06/2019 me gjeneratën U-17.

Sh.f.Ardhmeria fillimisht ka investuar ne krijimin e kushteve infrastrukturore, organizimin e shkollës, dhe tani pjesëmarrje në garat e organizuara në shtetet e zhvilluara të futbollit, ku tani e tutje do marrim pjesë rregullisht çdo vit, e që është një mundësi shumë e mirë e çdo fëmijë (futbollist) t’i tregojn aftësitë dhe talentin e tyre.Fc Saarbrucken, Hamburg, Sv 07 Elversberg, Saar 05, Fc Saarequemines, Rochling Volklingen, JFG Schaumb.-Primas (klubet qe marrin pjese)”

Pra kjo iniciativë  u bë e mundur  fal dy menaxherëve Enver Morina dhe Alban Uruqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...