‘Sport’: Këto janë ndryshimet që duhet të bëjë Barcelona

Futboll

‘Sport’: Këto janë ndryshimet që duhet të bëjë Barcelona

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:37
Lionel Messi

Deri më tani është konfirmuar se Ernesto Valverde do të mbetet me skuadrën edhe për sezonin e ardhshëm.

Tek Barcelona nuk do të ketë ndryshime në shkallët e larta të skuadrës, por revolucioni do të bëhet tek lojtarët.

Më herët është raportuar se deri në 12 lojtarë mund të largohen nga skuadra katalane gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, emra si Antoine Griezmann, Matthijs de Ligt e Alexandre Lacazette përmenden si të mundshëm për tu afruar në ‘Camp Nou’.

Spanjollja ‘Sport’ e sheh moshën si problemin kryesorë në skuadër, ku shtatë lojtarë janë më të vjetër se 30 vjeç.

Një lojtarë për krahun e djathtë të mbrojtjes si dhe një për krahun e majtë janë transferimet që Barca duhet t’i kryej sipas ‘Sport’.

Gjithashtu, një sulmues i qendrës i cili nuk do të lëshonte mundësitë që ka lëshuar Luis Suarez është pikë kryesore për skuadrën.

Emrat e Antoine Griezmann dhe Neymar do të ishin të mirëseardhur, pasi Coutinho dështoi dhe Messi nuk ka ndihmën e mjaftueshme sipas mediumit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat