Pochettino zbulon të ardhmen me një fjali

Futboll

Pochettino zbulon të ardhmen me një fjali

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 00:22
Mauricio Pochettino

I mërzitur, sigurisht, sepse nuk mund të fshihet hidhërimi për një finale të humbur... Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për "Rai Sport" pas ndeshjes: "Duhet të ndihemi krenarë për punën tonë, kemi luftuar për të arritur në finale dhe luftuam deri në fund. Në pjesën e dytë luajtëm mirë, nuk ishte e lehtë që të luaje kundër një ekipi që në tranzicionin e lojës luan aq mirë".

"E nisëm finalen 1-0, ishte situatë e vështirë por provuam. Jemi krenarë për tifozët dhe duhet të jemi optimistë për të ardhmen". Një fjali kjo që ndoshta tregon se Pocchettino do të qëndrojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat