Notat e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Notat e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:24
Liverpooli-Tottenhami

Për herë të parë pas sezonit 2004/2005, Liverpooli është shpallur sërish kampion i Evropës, për të gashtën herë në histori, pasi që siguroi fitore me rezultat 2:0 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit, që u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Nga 28 lojtarët të cilët sonte zbritën në fushën e lojës në stadiumin e Atletico Madridit, portieri i Liverpoolit, Alissoni, u vlerësua me notën më të lartë nga SofaScore, 9.1, ndërsa një numër i futbollistëve u vlerësuan me notën më të ulët, 6.3.

Vlerësimet e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve sipas SofaScore:

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve nisi në mënyrë mjaft spektakolare, pasi që gjyqtari Damir Skomina akordoi penallti për Liverpoolin pas vetëm 30 sekondave lojë. Këtë mundësi të artë e shfrytëzoi Mohamed Salahu, i cili i kishte vënë vetes synim të jetë vendimtar në këtë finale, pasi që finalen e sezonin të kaluar e mbylli pas 31 minutave lojë, pas përplasjes me Sergio Ramosin.

Megjithatë, Liverpooli e përfundoi këtë ndeshje me një rezultat më të mirë, pasi që përveç Salahut, hero i “The Reds” u bë edhe Divock Origi, i cili kishte qenë vendimtar edhe në gjysmëfinalen kundër Barcelonës.

Përderisa Tottenhami e dominoi ndeshjen sa i përket posedimit të topit, 64 për qind me 36 për Liverpoolin, djelmoshat e Mauricio Pochettinos nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë posedim për të krijuar shanse të mirë, veçanërisht në pjesën e parë kur nuk e pati asnjë goditje brenda kuadratit të portës.

Tottenhami u përmirësua në pjesën e dytë, kur e rrezikoi portën e Alissonit plot pesë herë, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Mauricio Pochettinos, që po merrte pjesë në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Alissoni e mbajti portën e tij të paprekur në këtë ndeshje, përkundër presionit të Tottenhamit afër fundit të ndeshjes. Portieri që u transferua nga Roma verën e kaluar e luajti në mënyrë të përsosur rolin e tij, pasi Liverpooli kishte pësuar nga gabimet e portierit Loris Karius në finalen e vitit të kaluar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat