Reali e nxori të tepërt, portieri i rekordeve zbarkon në Portugali

Futboll

Reali e nxori të tepërt, portieri i rekordeve zbarkon në Portugali

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:58
Keylor Navas

Portieri nga Kosta Rika, Keylor Navas, pas divorcit me Real Madrid pritet të zbarkojë në Portugali sezonin e ardhshëm, ku duket se ka ofertën më të mirë për të vijuar karrierën. Sipas të përditshmes portugeze “Record”, portieri 32-vjeçar kërkohet nga skuadra e Benfica.

Skuadra portugeze është gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare (edhe Porto ka shfaqur interes për portierin). Navas, fitues i 3 Champions League radhazi me Real Madrid, do të largohet nga “Bernabeu” për t’i lënë vendin belgut Thibaut Courtois, që do të jetë portieri titullar i “los blancos” sezonin tjetër.

Navas ka një kontratë deri në vitin 2020 me “merengues”, por palët kanë rënë dakord për ta mbyllur më herët bashkëpunimin (Navas luan me Real prej vitit 2014). Pritet që për shumën 15 milionë euro, portieri të transferohet te Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat