Ismet Munishi i zbulon dy përparësitë e Kosovës ndaj Malit të Zi

Futboll

Ismet Munishi i zbulon dy përparësitë e Kosovës ndaj Malit të Zi

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:56
Kosova

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi të premten, më 6 qershor, në kuadër të kualifikime për EURO 2020. Përkundër që do të luajë si mysafir, Ismet Munishi beson se “Dardanët” i kanë dy përparësi në këtë përballje.

Më 2 qershor, ekipi kombëtar i Kosovës i filloi përgatitjet për ndeshjet e qershorit, ku Kosovës do t’i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm për shkak të lëndimeve, si Hekuan Kryeziu e Valon Berisha.

Kosova fillimisht do të përballet me Malin e Zi në Podgoricë të premten, e pasaj, tri ditë më vonë, “Dardanët” do të udhëtojnë në Sofje për përballjen me Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupit A të kualifikimeve në EURO 2020.

Edhe pse do të jetë vendase, Mali i Zi s’do ta ketë përkrahjen e tifozëve në stadium për ndeshjen kundër Kosovës, pasi që malaziasit janë dënuar nga UEFA ta zhvillojnë një ndeshje pa tifozë për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e kaluar, kundër Anglisë.

“Ndaj Malit të Zi kemi dy përparësi”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Fillimisht, luajmë pa tifozë dhe më pas kapiten i Malit të Zi është edhe Fatos Beqiraj”.

Kosova mund të kualifikohet në EURO 2020 nëse e zë njërin nga dy vendet e para në Grupin A. Nëse dështon në këtë rrugë, Kosova e ka edhe një mundësi tjetër, përmes play-offs për kualifikime, ku e siguroi një vend në gjysmëfinale përmes triumfit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat