Sulmuesi nga Kosova i bashkohet Kickers Offenbach-ut

Futboll

Sulmuesi nga Kosova i bashkohet Kickers Offenbach-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:34
Andis Shala

Andis Shala, djali i Kujtimit, firmos për ekipin e Kickers Offenbach, që garon në ligën rajonale të Gjermanisë, në grupin jug-perëndimor.  Shala, në edicionin e fundit ka luajtur për Rot-Weiss Erfurt, ndërsa që nga edicioni ri është në ekipin Offenbach, e cila pretendon rikthimin në ligën e tretë.

Sipas faqes së klubit gjerman, futbollisti nga Kosova ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021. Shala, një sulmues me përvojë, vlerësohet si përforcim ideal. Ai është i gjatë 191 centimetra, ndërsa deri me tash ka luajtur për VFR Mannheim, Dundee United, Chemnitzer, Carl Zeiss Jena, BFC Dynamo, SV Babelsberg dhe Erfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat