Ademi në Kongresin e 69-të të FIFA-s

Futboll

Ademi në Kongresin e 69-të të FIFA-s

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 10:36
Bakir Burri, Agim Ademi dhe Eroll Salihu

Presidenti i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, me stafin e tij po qëndron në kryeqytetin francez dhe po takohen me federatat e ndryshme botërore. 

Image

“Krerët e FFK-së, Agim Ademi, president, Bakir Burri, nënkryetar dhe Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 69-të të FIFA-s, i cili po mbahet në Paris. 

Image

Në këtë kongres do të votohet për mandatin e ri 2019-2023 për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, derisa ndër pikat kryesore është edhe propozimi për të rritur numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 32 në 48”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat