Duka mori pjesë në Kongresin e 69 të FIFA-s

Futboll

Duka mori pjesë në Kongresin e 69 të FIFA-s

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:42
Duka mori pjesë në Kongresin e 69 të FIFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Zv.Presidenti, Lutfi Nuriu dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, kanë marrë pjesë në punimet e Kongresit të 69 të FIFA-s që ka zhvilluar punimet në 4-5 qershor në Paris.

Në këtë Kongres është rikonfirmuar në detyrën e tij Presidenti Infantino, që ka marrë një tjetër mandat 4 vjeçar. Delegacioni zyrtar i FSHF është takuar gjatë kongresit edhe me delegacione të Konfederatave të tjera ku kanë diskutuar në lidhje me bashkëpunime të rëndësishme në të ardhmen si dhe për të shprehur mbështetjen për projektet që mundëson UEFA përmes programit ASSIST, në të cilin FSHF ka shprehur mbështetjen e saj.

Drejtuesit më të lartë të FSHF do të udhëtojnë drejt Islandës ku do ti bashkohen ekipit kombëtar, që do të luajë në datën 8 Qershor ndeshjen e tretë eliminatore të Grupin H, e vlefshme për Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat