“Atë gisht ta fusë në vend tjetër”...

Futboll

“Atë gisht ta fusë në vend tjetër”...

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 18:00
Pamje nga ekspedita e Napolit

Në një kohë ku Mauricio Sarri duket shumë pranë emërimit si trajner i Juventusit, një mendim kundër e shpreh ish-presidenti i bardhezinjve, Xhovani Koboli Xhili.

Ky i fundit, nuk është dakord për këtë kalim të Sarrit te Juvja, për shkak të një episodi të teknikut, që i tregonte gishtin e mesit tifozëve të “Zonjës”, në 22 prill të 2018, teksa autobusi i skuadrës ishte në Torino para ndeshjes, dhe u rrethua nga tifozët.

“Si tifoz them jo, si menaxher, ndoshta po. Sarri nuk ka klas, vesh apo jo kostum. Atë gisht që ia ka treguar tifozëve të Juves, më mirë ta fusë në një vend tjetër. Mendoj se avokat Anjeli nuk do zgjidhte dikë si ai për vendin e trajnerit te Juvja” – shprehet ish-presidenti i Juventusit, teksa fliste për mikrofonët e “Radio Kiss Kiss Napoli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat