Presioni mbi futbollistët serbë të Malit të Zi: Serbët e vërtetë nuk luajnë kundër Kosovës

Futboll

Presioni mbi futbollistët serbë të Malit të Zi: Serbët e vërtetë nuk luajnë kundër Kosovës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Në radhës e veta, Mali i Zi i do t’i ketë disa serbë për ndeshjen e sotshme kundër Kosovës. Ata tani janë nën presion tejet të madh nga mediat dhe tifozët e Serbisë, pasi që po u kërkohet të mos luajnë kundër Kosovës

Përpos trajnerit Lubisa Tumbakoviç, i cili është serb i lindur në Beograd, për Malin e Zi do të luajnë edhe disa lojtarë të nacionalitetit serb. Ata janë: Mirko Ivaniç, Filip Stojkoviç, Vukan Saviçeviç, Adam Marusiç dhe Marko Simiç, të lindur në Serbi.

Ata e kishin zgjedhur Malin e Zi për të luajtur nga frika se në Kombëtaren e Serbisë nuk do të mund të zinin vend. Megjithatë, përkundër që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Malin e Zi, presion më të madh para ndeshjes kundër Kosovës atyre po iu shkaktohet nga Serbia.

“Nëse jeni serbë, mos luani kundër Kosovës”, “Ata nuk përgjigjen në telefon”, “Pesë lojtarët tanë nuk duhet të kenë dilemë të premten. Refuzoni të luani kundër Kosovës”, “Një serb i vërtetë nuk luan kundër Kosovës” janë disa ndër titujt e mediave serbe.

Mirëpo, presioni nga media nuk është i vetmi shqetësim për futbollistët e Malit të Zi të lindur në Serbi, pasi që atyre po u kërkohet edhe nga tifozët që të mos luajnë në ndeshjen e sotshme kundër Kosovës.

Ndërkohë, për Malin e Zi luan edhe një shqiptar nga Peja. Ai është Fatos Beqiraj, i cili e pati zgjedhur ekipin malazez në kohën kur futbolli kosovar ishte i izoluar nga UEFA dhe FIFA. Beqiraj mund të jetë kapiten në fushë nëse trajneri i tij serb vendos ta inkuadroi në lojë nga fillimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat