Halimi: Merituam fitoren, mungonte pasimi i fundit

Futboll

Halimi: Merituam fitoren, mungonte pasimi i fundit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:38
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi

Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, ka thënë se Kosova luajti më mirë kundër Malit të Zi, por mungesa e konkretizimeve u kushtoi.

Halimi sot luajti në mesfushë, ku së bashku me Vocën ishin dy balancuesit e mesfushës, e në këtë pozitë u paraqitën për herë të parë së bashku.

“Po besoj se në fillim luajtëm shumë mirë. Pas golit të parë ishim në situatë të mirë. Në pjesën e dytë e lëshuam pak, nuk kishim forcën tonë” ka thënë Halimi.

“Merituam fitoren por mungonte pasimi i fundit që të shënonim golin e dytë.”

“Prapë se prapë duhet t’i përmirësojmë këto gjëra. Do të kemi shansin kundër Bullgarisë. Besoj se kemi shanse të mira për tri pikët kundër Bullgarisë” ka thënë ndër të tjerash Halimi.

Halimi pritet që të luajë edhe kundër Bullgarisë, pasi Hekuran Kryeziu e Herolind Shala nuk janë të gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat