Anel Rashkaj flet para ndeshjes me Bullgarinë

Futboll

Anel Rashkaj flet para ndeshjes me Bullgarinë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:09
Anel Rashkaj

Lojtari që gjatë vitit 2014 mbante shiritin e kapitenit, ka shtuar se tani fokusi është te ndeshja me Bullgarinë,  teksa ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të jenë optimist.

“Sot kemi punuar të ndarë në dy grupe për shkak të ndeshjes që kishim dje. Ishte mëkat që nuk fituam dje në Podgoricë sepse e kishim lojën në dorë dhe krijuam shumë raste, andaj edhe jemi paksa të dëshpëruar, ka deklaruar Rashkaj.

“Megjithatë, tani duhet të përqendrohemi te ndeshja me bullgarët. Çdo ndeshje në kualifikime është e vështirë. E dimë se Bullgaria është ekip i mirë, por duke marrë parasysh ndeshjen e parë në Prishtinë duhet të jemi optimistë sepse ishim dukshëm ekip më i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat