Barella aksidentalisht godet me top në fytyrë djaloshin që kujdesej për topat

Futboll

Barella aksidentalisht godet me top në fytyrë djaloshin që kujdesej për topat

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:39
Nicolo Barella

Ylli i Italisë dhe Cagliarit, Nicolo Barella, kishte një moment për t’u harruar gjatë ndeshjes ndaj Greqisë, pasi aksidentalisht ka goditur me top djaloshin e topave në fytyrë.

Incidenti ndodhi pasi mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos, bllokoi lëvizjen e tij, ndërsa mesfushori e goditi topin që përfundoi në fytyrën e djaloshit.

22-vjeçari nuk e kishte menduar se topi do të shkonte në atë drejtim, ashtu që shkoi menjëherë te djaloshi i topave, duke i kërkuar të falur për atë veprim të ngutur.

 

Barella zhvilloi një paraqitje të mirë te kombëtarja e Italisë, pasi e shënoi golin e parë për Azzurrët ndaj Greqisë në kualifikimet për Euro 2020.

Këtë përballje, Italia e fitoi me epërsi bindëse ndaj grekëve, duke i mposhtur në Athinë me rezultat 3-0.

Mesfushori po ashtu është bërë cak i shumë skuadrave evropiane, pas sezonit fantastik me Cagliarin, ashtu që në verë mund të ndryshojë ambient.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat