Futbollisti që i ka ditët e numëruara mesazh drithërues kolegëve të tij: Po vdes, ejani në natën time të fundit!

Futboll

Futbollisti që i ka ditët e numëruara mesazh drithërues kolegëve të tij: Po vdes, ejani në natën time të fundit!

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:04
Fernando Riksen

Ish-lojtari i kombëtares holandeze dhe ish-futbollisti, Fernando Riksen po lufton me një sëmundje të rëndë neurologjike të quajtur ALS, dhe ndërsa ditët kalojnë situata për të po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Rixen luajti për Fortune, AZ, Rangers dhe Zenit  gjatë karrierës së tij si dhe për kombëtaren e Holandës luajti 12 ndeshje. Ai përfundoi karrierën e tij në vitin 2013, pasi u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë.

Një vit më vonë ai publikoi autobiografinë e tij dhe u bë fytyra zyrtare në luftën kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Ai u diagnostikua me këtë sëmundje në shtator të vitit 2013, dhe në fillim tha se ndihej mirë dhe se ngadalë po mësohej ta përballonte.  Gjendja e tij tani është kritike dhe ditët i ka të numëruara. I lidhur për aparatit që e mban në jetë ai iu drejtua shokëve të dikurshëm.

“Përshëndetje. Kam një mbrëmje të veçantë më 28 qershor. Ndërsa situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ajo do të jetë mbrëmja ime e fundit. Ejani dhe shndërrojeni në një natë që do të mbahet mend. Shpresoj t’ju shoh së shpejti. Unë kam qenë i lodhur kohët e fundit, madje edhe pas gjumit. Kur zgjohem, sërish kam ëndrra të këqija dhe dhimbje koke. Njerëzit që kujdesen për mua e bëjnë mirë punën e tyre. Ulem dhe u tregoj atyre se çfarë duhet të bëjmë”, është shprehur së fundi futbollisti.

Nga një njeri që stërvitej dy ose më shumë herë në ditë ai përfundoi në 40 kg, por nuk ankohet për këtë. “Jam i zemëruar për shkak të sëmundjes, që varem nga njerëzit e tjerë. Unë nuk kam frikë nga vdekja. Por ndihem i frikësuar kur nuk mund të marr frymë mirë. Kam frikës se po ngulfatem”, shprehet ai.

Skleroza amiotrofike laterale ndikon në tru dhe në palcën kurrizore. Neuronet motorike degjenerojnë dhe vdesin, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë për të lëvizur muskujt. Kur muskujt nuk përdoren sa duhet, ata ndalojnë së funksionuari. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje fillojnë të ndihen të dobët, sidomos tek krahët, këmbët, gjatë të folurit, gëlltitjes dhe frymëmarrjes. Pasi indet e muskujve atrofizohen, gjymtyrët fillojnë të humbasin funksionin. Në fazat e mëvonshme të sëmundjes, pacientët mund të bëhen krejtësisht të paralizuar. Nuk ka asnjë shkak të njohur të ALS, edhe pse nuk është një faktor trashëgimie i provuar në disa raste. Në rreth 90 për qind të rasteve, askush nuk e di se si dhe pse e godet kjo sëmundje. Nuk ka ende një shërim të njohur, edhe pse miliona dollarë tashmë të mbledhur nga shoqata ALS do të shkojnë për hulumtimin e këtyre të panjohurave të mëdha. Sëmundja është e njohur edhe si Sëmundja e Lou Gehrig-së, e quajtur kështu pasi lojtari i madh i bejsbollit në fillim të shekullit të 20-të u godit nga kjo sëmundje në vitin 1939.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat