Pasi sigurimi ia rrahu portierin, trajneri i Turqisë pyet: Ku mbeti vëllazërimi i turqve dhe shqiptarëve?

Futboll

Pasi sigurimi ia rrahu portierin, trajneri i Turqisë pyet: Ku mbeti vëllazërimi i turqve dhe shqiptarëve?

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 06:46
Trajneri i Turqisë

Kosova U21 ka mposhtur sonte në ‘Fadil Vokrri’ Kombëtaren U21 të Turqisë me rezultat 3-1, pas një super-paraqitjeje të djelmoshave të Rafet Prekazit.

Mirëpo, rezultatit i ka dhënë hije të keqe një incident që ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes.

Sigurimi i stadiumit, sipas trajnerit turk ka rrahur portierin e kësaj skuadre, duke e mbështetur atë për muri e duke e shtyrë me grushte.

I frustruar nga ky gjest ka reaguar trajneri i cili është përfshirë në rast duke u konfrontuar fizikisht me sigurimin e stadiumit e duke kërkuar që t’i qërojë hesapet me ta.

Pasi ‘gjakrrat janë qetësuar’, trajneri turk ka mbajtur një konferencë për media derisa i zhgënjyer nga sjellja e sigurimit ka pyetur se: Ku mbeti vëllazërimi ndërmjet turqve dhe shqiptarëve?

Ai është shprehur i lënduar nga mikëpritja e stafit të stadiumit, por ka thënë se për këtë gjest unë nuk e përfshijë të gjithë popullin, duke aluduar se jo të gjithë kosovarët janë të tillë.

Kujtojmë që Kosova pas kësaj fitore ka pikët maksimale pas dy xhirove të luajtura, përderisa Turqia ka luajtur tre ndeshje dhe ka arritur në kuotën e 4 piëkve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat