Rrëfimi rrëqethës i ish-gjyqtarit, të hënën u operova për kancerin por...

Futboll

Rrëfimi rrëqethës i ish-gjyqtarit, të hënën u operova për kancerin por...

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:10
Rrëfimi rrëqethës i ish-gjyqtarit, të hënën u operova për kancerin por...

Teksa gjendet në një tur nëpër Itali, për të prezantuar autobiografinë e tij, “Rregulli im 18”, tashmë ish-arbitri i Serisë A, Paolo Maxoleni, tregon edhe detaje nga jeta e tij personale.

“Në 2012 kam mposhtur kancerin. Në Kupën e Italisë, ishte ndeshja Milan-Juve, më 8 shkurt 2012, dhe unë isha i rrënuar pothuajse. Por, ishte gruaja ime, Daiana, që më shtrëngoi dorën dhe më bindi të vazhdoj. Kisha arbitruar Fiorentina-Udineze të dielën, disa ditë më parë. Ndërkohë, të hënën shkova tek Instituti i Kancerit në Milano, për të kryer operacionin ndaj kësaj sëmundje.

Të mërkurën luhej gjysmëfinalja mes Milanit dhe Juves, por nuk pranova që të ndryshohesha, pasi isha caktuar kryesor i takimit. Ky është stili im i jetës, më vonë, pas 3 vitesh, jeta më gëzoi me lindjen e djalit, Riçardo. E ardhmja? Nuk e di nëse do jem pensionist, por me siguri nuk do më shihni duke komentuar penallti në TV. Kategoria e arbitrave në ekran, është e mbipopulluar. Kam rreth 45 tatuazhe, por dua të bëj edhe 210 ndeshjet që kam në Seria A” – tregon 45-vjeçari Maxoleni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat