Real Madrid apo Barcelona? Ja kë preferon Joao Felix

Futboll

Real Madrid apo Barcelona? Ja kë preferon Joao Felix

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:51
Joao Felix

Joao Felix është një prej emrave më të përmendur në këtë merkato.

Ylli i Benficas ka regjistruar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën portugeze, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Ndër skuadrat që kanë shfaqur interesim është edhe ajo e Real Madrid.

Sipas ‘Don Balon’, lojtari më përpara do të nënshkruante me Real Madrid sesa Barcelona, Atletico Madrid apo Manchester United,

‘Los Blancos’ mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Joao Felix, me mbretërit që po shpenzojnë ‘pa hesap’ në këtë merkato.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Manchester City, që shihen ndër favoritët për të nënshkruar me portugezin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat