Dështon Igli Tare, klubi anglez zyrtarizon blerjen e sulmuesit për shifra rekord

Futboll

Dështon Igli Tare, klubi anglez zyrtarizon blerjen e sulmuesit për shifra rekord

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 08:07
Wesley Moraes

Aston Villa po vijon përgatitjen dhe plotësimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke qenë se do të luajnë në Premier League.

Klubi nga Birminghami zyrtarizoi afrimin e sulmuesit brazilian Wesley Moraes, i cili u ble nga Club Brugge në Belgjikë, për 25 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi.

Sulmuesi 22-vjeçar bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë që shitet nga një skuadër belge, teksa rekordin e mban Eden Hazard. Këtë sezon braziliani shënoi 17 gola dhe dha 9 asist në 46 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Igli Tare e ka ndjekur prej kohësh sulmuesin dhe bëri gjithçka për ta marrë tek Lazio, por vullneti i lojtarit dhe 25 milionët e paguara nga Aston Villa, bënë që Tare të jetë i pafuqishëm për Wesley, i cili pati oferta edhe nga Bayern Leverkusen në Gjermani dhe Guongzhou Evergrande në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat