Ronaldo e kërkon transferimin e yllit të Realit te Juventus

Futboll

Ronaldo e kërkon transferimin e yllit të Realit te Juventus

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:45
Cristiano Ronaldo

Një tjetër transferim nga Real Madrid në drejtim të Juventusit mund të finalizohet këtë verë.

Mesfushori James Rodriguez, pritet të largohet përfundimisht nga Real Madrid, me Juventusin si një alternative serioze për të vazhduar karrierën.

Është Cristiano Ronaldo që po kërkon transferimin e kolumbianit në Torino, ka thënë legjenda gjermane Lothar Matthaus, që së fundi ka pasur një kontakt me James.

“Ne patëm një bisedë dy javë më parë, gjatë festimit të titullit të Bundesligës me Bayern. Unë e shoh atë në Juventus”, ka deklaruar Mattheus, teksa ka folur për ‘AS’ për të ardhmen e James.

“Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon, dhe më tha se ishte në kontakt me të, dhe se i kishte kërkuar të transferohej te Juventus”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat