Real Madrid nuk do ta transferojë Pogban?

Futboll

Real Madrid nuk do ta transferojë Pogban?

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:24
Paul Pogba

Skuadra e Real Madrid duket se nuk do ta transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba.

‘Los Blancos’ kanë bërë disa transferime të mëdha gjatë javëve të fundit, duke afruar emra si Luka Jovic, Eden Hazard apo Ferland Mendy.

Shpenzimet e shumta duket se do t’ia pamundësojnë mbretërve transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Francën, Paul Pogba.

‘L’Equipe’ raporton se sipas fjalëve të një prej drejtuesve të Real Madrid, skuadra nuk do të shpenzojë në francezin.

Pogba ka qenë një prej synimeve kryesore të Zinedine Zidane, pasi skuadra ka nevojë për lojtar të repartit të mesfushës.

Një prej emrave tjerë që mund të vije në konsideratë për këtë repart është ai i Christian Eriksen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat