Kosova ka shënuar fitore historike në stadiumin ‘Vasil Levski’ të Sofjes, me rezultatin 3:2.
Përfaqësuesja e Kosovës e shënoi fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për kampionat evropian ose botëror, falë golit krejt në fund të Elbasan Rashanit.
Rashani, që u fut në lojë në vendin e Edon Zhegrovës në minutën e 76-të, ishte heroi i këtij takimi me golin në minutat shtesë.
Kjo fitore ishte e para për Kosovën në kualfikueset për ‘EURO 2020’, derisa ajo u përcoll nga emocione të shumta.
This has got to be the best, most passionate commentary as Kosovo beat Bulgaria 2-3 in the 92nd Minute. #Euro2020 pic.twitter.com/VHrpdMk0jf
— υ.ĸraѕnιqι???? (@thatstandardkid) June 10, 2019