Kjo është arsyeja që shtyu Buffon të largohet nga PSG

Futboll

Kjo është arsyeja që shtyu Buffon të largohet nga PSG

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:02
Gianluigi Buffon

Portieri italian, Gianluigi Buffon, ka shpjeguar arsyen që e shtyu atë të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain.

Me fundin e sezonit, ishte edhe Buffon ai që i dha fund aventurës së tij me kampionët e Ligue 1.

Ai refuzoi vazhdimin e kontratës me francezët, duke shqyrtuar tash ofertat që po vijnë drejt tij, kryesisht në Serie A.

“PSG më kishte njoftuar qysh pesë muaj më parë se do të isha zgjedhja e dytë nga sezoni tjetër. Mendova mirë pasi kisha kohë dhe erdha në përfundim se ajo nuk ishte për mua” ka thënë Buffon.

“Unë hoqa dorë nga shumë para dhe një vit vazhdim. Jam në kërkim të emocioneve, siç ka thënë edhe Francesco Guidolin (Verona)” ka shtuar tutje italiani.

Gianluigi Buffon është lidhur edhe me një rikthim të mundshëm tek Parma, ku nisi karrierën e tij profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat