Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Feronikelit në Ligën e Kampionëve

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:13
Feronikelit

Feronikeli dhe Prishtina si kampion dhe nënkampion do ta prezantojnë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundin paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë i skuadrës nga Drenasi është Lincoln Red Imps. Në grup bëjnë pjesë edhe Tre Penne dhe FC Santa Coloma.

Fituesi i këtyre ekipeve, që mund të jetë edhe Feronikeli do të takohen me BATE Borisov, Maribor, Rosenborg, HJK Helsinki, Dundalk dhe The New Saints në raundin e parë eliminator.

Shorti hidhet pas fazës së parë paraeliminatore, ndërsa ndeshjet zhvillohen mes 9/10 dhe 16/17 korrik.

Liga e Kampionëve, kundërshtarët e Feronikelit:

Grupi 3 (skuadrat lartë janë kryesore)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Maribor (Slloveni)

Rosenborg (Norvegji)

HJK Helsinki (Finlandë)

Dundalk (Irlandë)

The New Saints (Uells)

Fituesi i raundit paraeliminator (Feronikeli bën pjesë)

Piast Gliwice (POL)

Valur Reykjavík (ISL)

Linfield (NIR)

HB Tórshavn (FRO)

Riga (LVA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat