Lajme të mira për Brazilin, rikthehet mesfushori i Barcelonës

Futboll

Lajme të mira për Brazilin, rikthehet mesfushori i Barcelonës

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 20:31
Brazil

Lajme të mira për trajnerin e kombëtares së Brazilit, Tite në prag të ndeshjes së dytë në grup të Kupës së Amerikës.

Arthur Melo ka lënë pas dëmtimin e pësuar në gju, me mesfushorin e Barcelonës që do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Venezuelës. 22 vjeçari u dëmtua gjatë një takim miqësor përpara Kupës së Amerikës ndaj Hondurasit.

Një dëmtim që i kushtoi vendin e titullarit në ndeshjen ndaj Bolivisë, pasi vendin e tij e mori Fernandinho. Por, me rikthimin e Melo, Tite pritet t’i besoj fanellën e titullarit për takimin e nesërm ndaj Venezuelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat