Hummels rikthehet te Dortmundi

Futboll

Hummels rikthehet te Dortmundi

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:38
Hummels rikthehet te Dortmundi

Rikthim i bujshëm te Borussia e Dortmundit. Verdhezinjtë nuk dinë të ndalen në afatin kalimtar teksa kanë arritur së fundmi marrëveshjen me Bayern Munih për të marrë shërbimet e gjigandit të mbrojtjes Mats Hummels.

Për ish lojtarin e kombëtares gjermane bëhet fjalë për një rikthim te Dortmundi skuadër tek e cila ka luajtur për 8 vite nga 2008-ta në 2016-ën duke mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit.

Kartoni i Hummels i ka kushtuar Borussias plot 30,5 milionë euro ndërkohë që ende nuk dihet kontrata që do të firmosë 30-vjeçari me Dortmundin.

Futbollisti është blerja e 4-t e vedhezinjëve në këtë afat kalimtar pas Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat