Namani në Dritë

Futboll

Namani në Dritë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:49
Namani në Dritë

Ish-kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, ka bërë goditjen e këtij afati kalimtar. Gjilanasit kanë prezantuar një tjetër transferim. Bardhekaltërtit kanë nënshkruar me ish-kapitenin e Llapit, Hamdi Namani.

Mesfushori llapjan është një nga më të mirët në futbollin tonë. Ka qenë vetë klubi i Dritës që e ka prezantuar Namanin.

Namani iu ka bashkuar skuadrës gjilanase nga Llapi, pasi për disa vite ka qenë lider i skuadrës llapjane. Pas Namanit, Drita pritet ta prezantojë edhe njërin nga sulmuesit më të mirë shqiptar në Maqedoni, Izair Eminin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat