Bomba nga Inter: 90 milionë euro për një sulmues!

Futboll

Bomba nga Inter: 90 milionë euro për një sulmues!

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:30
Nicolas Pepe

Inter është rikthyer tek emri i Nicolas Pepe, për të cilin para pak muajsh ofroi 60 milionë euro. Tani kjo ofertë ka shkuar në 90 milionë, duke përfshirë edhe disa bonuse për lojtarin.

Ka qenë “France Football”, që ka zbuluar këtë lëvizje të fundit të zikaltërve, që mesa duket sulmuesi i krahut të djathtë është kthyer në prioritet dhe Marotta po punon në drejtime që mediet nuk janë shumë në dijeni.

24-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me Lille, ku në 38 ndeshje (të gjitha titullar) në Ligue 1 ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 11 asist.

Për të interesohet fort edhe Atletico Madrid, që po presin që të zgjidhet çështja e largimit të Antoine Griezmann dhe do të paraqesin ofertë zyrtare për francezin, me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Vetë Pepe, sipas gazetës franceze, preferon kalimin tek Atletico dhe trajneri i Lille e ka konfirmuar se kanë pranuar kërkesën e lojtarit për t’u larguar këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat