Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan: Kemi bërë historinë

Futboll

Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan: Kemi bërë historinë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:51
Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan

Dy ikonat e botës së sportit, Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan, kanë rikujtuar edhe një herë se ata janë dy njerëz që kanë bërë historinë.

Lojtari i Juventus i cili padyshim është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, me pesë ‘Topa të Artë’ të fituar, ka postuar një fotografi me legjendën e basketbollit, Jordan.

Jordan i cili me skuadrën e Chicago ka bërë historinë në NBA, dhe ka një rekord prej 6:0 në finalet e NBA, është takuar me yllin portugez të futbollit gjatë së dielës.

Ronaldo është kujdesur që në Instagram të postojë një foto me ikonën e basketbollit, dhe në këtë fotografi ka lënë një mbishkrim interesant.

“Ne kemi bërë historinë” shkruhet në fotografinë ku shihen CR7 dhe MJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat