Napoli ia bën të qartë Man Utd: Vetëm 150 milionë për Koulibaly - Bota Sot
Napoli ia bën të qartë Man Utd: Vetëm 150 milionë për Koulibaly

Futboll

Napoli ia bën të qartë Man Utd: Vetëm 150 milionë për Koulibaly

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:00
Kalidou Koulibaly

Manchester United nuk po dorëzohet në tentimet e saj për të siguruar shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Skuadra e Napolit nuk është e gatshme që ta lirojë lojtarin, prandaj kërkesat e tyre janë maksimale, në mënyrë që të zbehin gjasat e anglezëve.

Sipas raportimeve të fundit të medieve italiane, Napoli do të kërkojë 150 milionë euro për ta lëshuar lojtarin, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe korrespodenti i Sky Sport Italia, Carlo Alvino, me postimin e tij të fundit në Twitter.

“Koulibaly ka një klauzolë prej 150 milionë eurove. Të interesuarit për lojtarin e din se sa duhet të shpenzohet” thuhet në postimin e tij.

Shifra sigurisht se është e madhe, dhe Manchester Unitedit i zbehen gjasat për senegalezin. Mbetet të shihet nëse ata do të thyejnë bankën për të transferuar 28 vjeçarin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat