Mavraj firmos sërish në Bundesligën 2 - Bota Sot
Mavraj firmos sërish në Bundesligën 2

Futboll

Mavraj firmos sërish në Bundesligën 2

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:23
Mavraj firmos sërish në Bundesligën 2

Mërgim Mavraj do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Bundesligën 2, sepse sot ka firmosur për Greuther Furth.

Mbrojtësi i Shqipërisë e mbylli sezonin me Ingolstadt, ku pati rendiment shumë të mirë në pak muaj aty, por në play-off erdhi një disfatë e rëndë që solli zbritjen në Ligën 3.

Gjithsesi, Mavraj nuk do të qëndronte në Ingolstadt, edhe për shkak të pagës së lartë, ndërsa tashmë ka gjetur klub të ri.

Mbrojtësi veteran ka firmosur për 2 vite, ndërsa vetë klubi nuk ka dhënë detaje financiare, të cilat do të mbahen të fshehta. 

Mavraj ka luajtur për Greuther edhe në periudhën 2011-2014, duke pasur një ndër periudhat më të mira të karrierës dhe duke luajtur një sezon edhe në Bundesligë, ndaj kthimi në Furth është si kthim në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...