Referoi për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ja çfarë thotë Bekim Zogaj pas ndeshejs

Futboll

Referoi për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ja çfarë thotë Bekim Zogaj pas ndeshejs

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Dje është zhvilluar ndeshja preliminare për kualifikime në mes të Feronikelit dhe Lincolnit.

Skuadra kosovare arriti të fitoj minimalisht dhe kështu siguroi finalen, e cila do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45 ndaj skuadrës së Santa Colomës.

Një fakt interesant në këtë ndeshje ishte edhe prezenca e referit anësor, Bekim Zogaj. I cili ishte për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe për herë të parë po asistone në një ndeshje të garave evropiane ku po paraqitej një skuadër kosovare.

Ai pas ndeshjes për KosovaPress u shpreh tejet i lumtur me faktin se ishte prezent për herë të parë në stadiumin i cili e mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat