Barça heq dorë nga De Ligt, kërkon të paprekshmin e Premier League

Futboll

Barça heq dorë nga De Ligt, kërkon të paprekshmin e Premier League

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:05
Matthijs de Ligt

Barcelona duket se është dorëzuar në garën për Matthijs de Ligt. Sipas shtypit italian, qendërmbrojtësi i Ajax-it është një hap larg Juventus-it dhe katalanasit mësohet të jenë vënë në kërkim të një alternative. 

Një alternativë që mban emrin e yllit të Manchester United, Victor Lindelof. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë kërkuar informacione për 24-vjeçarin, por "Djajtë e Kuq" e konsiderojnë të paprekshëm. 

Lindelof u transferua te Manchester United nga Benfica në verën e 2017-ës për 34 milionë euro. Ai ka luajtur 69 ndeshje në total me   klubin anglez, duke shënuar një gol. 

Kontrata e tij me "Djajtë e Kuq" skadon në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat