Interi nis sulmin final, vjen oferta e bujshme për Lukaku! - Bota Sot
Interi nis sulmin final, vjen oferta e bujshme për Lukaku!

Futboll

Interi nis sulmin final, vjen oferta e bujshme për Lukaku!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 00:29
Romelo Lukaku

Romelo Lukaku tashmë është një hap larg Interit. Sipas Sky Sport, sonte zikaltërit kanë formuluar ofertën e bujshme: 10 mln euro huazim për 2 vite me të drejtë blerje 60 mln euro. Manchester United reflekton dhe praktikisht ka hapur dritën jeshile. 

Interi dhe belgu kanë arritur akordin me kohë mbi bazën e një kontrate 4 vjeçare me thuajse 7 milionë euro në sezon.

Problemi i vetëm është se United kërkon siguri për shitjen e sulmuesit, sepse nuk dëshiron të rrezikojë një histori si ajo e Gonzalo Higuain, i cili nuk qëndroi as te Milani dhe as të Chelsea, duke u kthyer te Juve. 

Nëse Interi pranon opsionin e blerjes me detyrim, gjithçka mbyllet lehtësisht. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...